Volejboll – Meshkuj / Rrëfehet Donald Suxho: Ja pse zgjodha Studentin

Share Button

 

Donald-Suxho-Trentino-loje

AlbanianSport.com 02.11.2014 18:25

 

ASNN – Pas momenteve vërtet të bukura që i dhuruan dje Suxhos në Korcë, “Gazeta e Sportit” i ka marrë një intervistë volejbollistit shqiptaro-amerikan, Donald Suxho, intervistë të cilën AlbanianSport.com jua sjell këtu:

 

– Suxho riktheheni në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” pas sa vitesh dhe si ndjeheni?

– Së pari, ju falënderoj për intervistën, pasi jeni media e parë që më intervistoni pas rikthimit tim në Shqipëri. Rikthehem me shumë mall në Shqipëri dhe konkretisht në qyteti tim të lindjes pas plot 20 vitesh. Momenti i fundit që kam qenë në Shqipëri ka qenë viti 1994, të cilin e mbaj mend si sot. Atë vit kisha vetëm pak kohë që kisha veshur fanellën e Studentit dhe luaja në ndeshje Kupe në mos gaboj në kryeqytet. Pas atij viti largohem drejt Amerikës dhe ja ku kthehem pas 20 vitesh.

 

– Besoj se kini mall të madh dhe emocione për këto momente?

– Më pyesni për mall? Kam aq shumë sa nuk po mundëm të flas dot dhe kam emocione që vetëm ne shqiptarëve besoj se na ndodhin. Nuk gjej fjalë ta përshkruaj këtë moment, sidomos pas mbërritjes në Korçë, teksa jam takuar me miq dhe shokë pafund dhe po kujtoj vitet kur isha pikërisht në këtë qytet ku kam lindur.

 

– Keni zgjedhur të vishni fanellën e Studentit. Përse e bëtë këtë zgjedhje dhe nuk zgjodhët Skënderbeun?

– Të them të drejtën në Amerikë më ka telefonuar trajneri Ylli Tomori dhe më ka bërë këtë ftesë për t’u rikthyer në Shqipëri. E pranona me dëshirën time më të madhe dhe nëse do të ma kishin bërë korçarët përse të mos kthehesha këtu. Pra Skënderbeu nuk ma bëri ftesën dhe unë ja ku jam sot me fanellën e re të Studentit.

 

– Sa do të qëndroni në Shqipëri dhe jeni kthyer bashkë me familjen tuaj?

– Jo jam kthyer vetë në Shqipëri, pasi qëndrimi im i parë do të jetë vetëm 20 ditë. Kam një marrëveshje me klubin “Studenti” për të luajtur për Ligën e Evropës dhe ditën e hënë do të nisemi për në Hungari, ku do të luajmë ndeshjen e parë. Në datën 18 nëntor do të luajmë ndeshjen e kthimit dhe më pas do të kthehem sërish në Amerikë pranë familjes time. Nuk e di, nëse vitin tjetër do të grumbullohet kombëtarja shqiptare, jam gati të vij dhe të vesh fanellën kuqezi.

 

– Ju deklaruat që i dhatë lamtumirën volejbollit, apo…?

– Në Amerikë, po i kam dhënë lamtumirën volejbollit, ndërkohë që pasi u mendova, thashë që karrierën time ta mbyll në Shqipëri. Sot jam me Studentin, nesër nëse luan Shqipëria do të vishem patjetër kuqezi dhe ndoshta pse jo, nëse korçarët më ftojnë, do të vij edhe këtu, sepse nuk ka më mirë ta mbyllësh karrierën atje ku e ke nisur sportin.

 

– Keni fituar gjithçka gjatë karrierës tuaj sportive. I kënaqur?

– Sigurisht që i kam provuar të gjitha. Kupë Bote kam fituar. Fitues i Lojërave Olimpike. Kam fituar tituj kampionë me ekipe të ndryshme nëpër botë. Kam fituar Kupën e Amerikës së Jugut, të Veriut, Superkupa e shumë e shumë trofe. Por si ky rikthim në Shqipëri për mua asgjë nuk më ka gëzuar më shumë. Këtu ndjehem më i lumtur se kudo tjetër.

 

– Sa ju ka mbështetur familja juaj gjatë gjithë karrierës dhe sot mungon Petrika Suxho në Korçë, trajneri i madh i Skënderbeut?

– Vetëm falë familjes kam arritur gjithë ato suksese që ju numërova më sipër. 100% sukseset e mia janë të familjes, të prindërve të mi dhe të bashkëshortes time. E vërtet që Petrika, babai im mungon sot, por e di që ai është gjithmonë me mua. Është njeriu që e mbaj në zemër kudo.

 

– Keni takuar shumë miq e shokë sapo keni mbërritur në Korçë?

– Vërtet kam takuar aq shumë, sa kam mbetur i befasuar. Nuk e prisja të takoja kaq shumë, por nuk e prisja që të gjithë kanë respekt kaq të madh për mua. Kokën e kam aq rrëmujë sa po më duket vetja sikur jam rikthyer shumë vite më parë. I falënderoj me gjithë zemër të gjithë për këtë respekt kaq të madh që po më bëjnë në këtë qytet

 

– Sot (dje) keni marrë një dhuratë nga klubi “Skënderbeu” numrin 8. Përse?

– Nuk ka shumë rëndësi numri që më dhanë, pasi e rëndësishme është që më dhuruan një fanellë me emrin Skënderbeu. Gjatë gjithë karrierës time kam pasur numrin 12. Këtë numër ka mbajtur babai im, ku ka qenë sportist, e mbajti i madhi Jani Melka dhe më pas e mbajta unë. 12-a është numri im.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh