Volejboll – Meshkuj / Qafarena: Melka ka sjellë plot risi në Kombëtare

Share Button

Volejboll-Meshkuj-Kombetarja-Palester-qafarena-2016

Gjergj Vyshka 12.05.2016 13:45

Ndër të thirrurit e Kombëtares së volejbollit të meshkujve, e cila drejtohet nga Jani Melka dhe Artan Kalaja e që për drejtor teknik ka Dritan Çukon, në këtë grumbullim, atje ku spikasin dhe lojtarët legjionarë si Xhelati, Husaj dhe Shurdhi, është dhe shkodrani Anton Qafarena. Një lojtar që vjen për herë të parë në kombëtare, ndërsa në eksperiencën e tij ka pasur dhe dy ndeshje në Kupat e Evropës me Studentin përballë serbëve të Spartak Ljigut.

E Qafarena, që në fakt ka qenë edhe në 10-shen e sportistëve më të mirë të vitit 2015, ka treguar situatën në të cilën gjendet kampi kuqezi. I grumbulluar në Konvalishencën e Ministrisë së Brendshme në Durrës, kombëtarja e meshkujve bën nga dy seanca stërvitore në ditë. “Gjithçka, – thotë Qafarena, – është duke shkuar mirë. Madje shumë mirë do të thoja, ndërsa për mua është hera e parë që jam i grumbulluar në këtë kombëtare.

“Një stimul i madh për karrierën time dhe shpresoj të bëj maksimumin tim”, – shton ai. Jo vetëm kaq, por Qafarena ka vlerësuar dhe punën që është duke bërë Jani Melka me kuqezinjtë. E sipas tij ka konkurrencë shumë të madhe. “Sepse edhe lojtarët që kanë ardhur nga jashtë, me përvojën e tyre janë duke dhënë në grup një frymë të re. Unë do të thoja që trajneri Melka ka sjellë shumë të reja në ekip. Madje shumë metoda që i mungojnë volejbollit shqiptar.”

“Unë kam pesë vjet që luaj dhe ato metoda stërvitore në kombëtare nuk i kam parë asgjëkundi. Janë metoda dhe taktika të ndryshme, të cilat shpresojmë që t’i tregojmë në përballjet tona”. Duke mbetur tek kundërshtaret, Anton Qafarena shpreson që të kapet ndeshja me Maqedoninë. “Mendoj se është një kundërshtar i mundshëm, edhe pse do të luajmë në shtëpinë e tyre, – thotë ai. – Për Bullgarinë dhe Danimarkën nuk kemi asnjë informacion. Megjithatë shpresoj që të bëjmë më të mirën.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh