Gjergj Vyshka 27.09.2014 12:05
Studenti acarohet me gjyqtarin Mujo, i cili ka dhënë pikë të dyshimtë për bardheblutë. Akuza e trajnerit të kampionëve Tomori: “Është faji jonë që luajmë me këta gjyqtarë”. Në barazimin 13-13 në setin final, goditja e Ferhatit, që do të ishte pika e katërmbëdhjetë, ka qenë e dyshimtë.
Sepse në rrëzim e sipër shuteri kryesor i Tiranës ka rënë në fushën e Studentit. Për gjyqtarin e dytë Kasmi është pikë për Studentin, kurse për Mujon është pikë për Tiranën. Kampionët janë të gjithë tek Mujo, ndërsa ai që ka debatuar më ashpër ka qenë Memia.
Fillimisht e kuqe, më pas e verdhë dhe e kuqe, e cila është kthyer automatikisht në pikë për Tiranën, që kështu ka fituar ndeshjen 3-2. Kaq mjafton dhe trajneri Ylli Tomori ka debatuar ashpër me gjyqtarin kryesor të ndeshjes, pa harruar këtu dhe debatet e kapitenit Tukseferi.
“Hajde ta shohësh në televizor siç e bën gjithë bota kur nuk je i sigurt. Është turp që talleni me djersën e skuadrës. Dhe është faji ynë që pranojmë të luajmë me gjyqtarë të tillë. E heq fare skuadrën dhe nuk marrë pjesë”, – ka thënë në nerva e sipër trajneri i Studentit.
Ndërsa presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Adrian Doçi, është munduar ta qetësojë. Por ka qenë e kot, sepse një vendim i dyshimtë ka vendosur fatin e fituesit të Kupës së Federatës në volejboll për meshkuj. Përtej nervave, ajo që ka qenë FAIR-PLAY ishte përshëndetja e lojtarëve të Studentit me ato të Tiranës.
Pas një jave përsëri, dy rivalet do të jenë përballë këtë herë për javën e parë të kampionat.