Gjergj Vyshka 29.09.2016 09:45
Kampionati i 71-të Kombëtar i Volejbollit të Meshkujve tashmë do të ketë një risi. Edhe pse formalisht ende nuk është firmosur marrëveshja me Radio-Televizionin Shqiptar, pasi kanë mbetur çështje burokratike.
Por është e sigurt se në një nga këto ditë qoftë drejtori i përgjithshëm Thoma Gëllçi, por dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, do të ulen ta firmosin atë.
Ajo tashmë e ka marrë udhën e saj që nis të premten me trasmetimin direkt të ndeshjes së javës së parë për meshkuj, Partizani-Tirana. Tek meshkujt, të paktën për efekt të transmetimit të ndeshjeve në ekranin më të madh në vend, por dhe të të gjithë shqiptarëve, do të ketë ndeshje jo vetëm të premten, por dhe të dielën e të hënën.
Shkurt Partizani-Tirana në volejboll për meshkuj, e vlefshme për javën e parë të kampionatit të 71-të kombëtar, në ora 18:00 jo vetëm në parketin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, por dhe në ekranin e Televizionit Shqiptar. Një risi që i kishte munguar prej kohësh volejbollit shqiptar…