Volejboll – Meshkuj / Partizani shkëlqen ndaj Vllaznisë & s’i ndahet kreut

Share Button

volejboll-meshkuj-partizani-vllaznia-3-0-garrumull-2016

Gjergj Vyshka 15.10.2016 12:05

Partizani ka shkëlqyer edhe në javën e tretë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj, teksa ka fituar pastër në fushën e vet me Vllazninë, 3-0. Një ndeshje që është luajtur në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, por që ka pasur shumë shikues.

Aq sa në mbështetje të skuadrës së trajnerit Ylli Tomori kanë qenë në mbështetje dhe “Ultra Guerrils” të rinj ose quajtur ndryshe “Red Boys”. Në fakt nuk ka qenë një fitore e lehtë e Partizanit, aq më shumë që seti i parë është marrë në pikët shtesë, 26-24. Të kuqtë shpërthejnë fuqishëm në setin e dytë, që e kanë fituar 25-14.

Dhe të njëjtin nivel mbajnë dhe në setin e tretë, që e fitojnë 25-20 dhe krejt ndeshjen 3-0. Kësisoj Partizani vijon të mbajë ritmin e kreut, ndërsa Vllaznia ende nuk e ka shijuar suksesin e fitores, çka përbën një zhgënjim të madh për njërën prej skuadrave që pritej t’i jepte tonin këtij sezoni të rrjetës shqiptare të meshkujve.

 

Partizani – Vllaznia  3-0

(26-24, 25-14, 25-20)

 

Kampionatit Kombëtar

i Volejbollit – Meshkuj

 

Java e 3-të

(14-15 tetor 2016)

 

Të premten:

Partizani – Vllaznia             3-0

 

Të shtunën:

Farka Volej – Skënderbeu ora 16:00

Studenti – Elbasani             ora 17:00

Teuta – Tirana                      ora 18:00

Erzeni – pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Partizani        3          3          0          9-1                  9
  2. Erzeni                        2          2          0          6-0                  6
  3. Studenti         2          2          0          6-1                  6
  4. Farka Volej    2          2          0          6-2                  6
  5. Elbasani        1          0          1          0-3                  0
  6. Tirana             2          0          2          2-6                  0
  7. Teuta              2          0          2          1-6                  0
  8. Vllaznia         2          0          2          1-6                  0
  9. Skënderbeu  2          0          2          0-6                  0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh