Gjergj Vyshka 05.11.2016 15:15
Partizani e ka nisur shpejt shkëputjen përballë, ndërsa në setin e parë është gjithnjë në epërsi 3-7, 3-8, 9-16, 9-18 dhe në fund 13-25. E njëjta gjë në setin e dytë 1-4, 4-8, 12-16, 16-20 dhe në fund 17-25.
Po kështu dhe i treti 4-8, 8-13, 10-16, 16-19, 18-20, 19-23 dhe në fund 20-25 dhe 3-0 për Partizanin në një ndeshje krejtësisht pa histori, pa pikë shije dhe rivaliteti për një derbi mes skuadrash pretendente për titull “kampion”.
Pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes është Troka i Partizanit me 19 pikë i ndjekur nga Rama i Studentit me 10 pikë. Në bllok ka dalë fitues Pepa i Studentit, Kristi Martiro dhe Malaj i Partizanit secili me nga dy mure triumfuese.
Në shërbim, me nga dy rezultative janë Kristi Martiro, Kono dhe Troka të Partizanit. Në total, në 3 sete Studenti ka shënuar 50 pikë prej të cilave 36 pikë vetë, kurse 14 pikë kanë ardhur nga gabimet e të kuqve.
Në anën tjetër Partizani në tre sete ka shënuar 75 pikë prej të cilave 54 pikë vetë, kurse 21 pikë kanë ardhur nga gabimet e Studentit. Që do të thotë se ka falur mesatarisht shtatë pikë për set.
Studenti – Partizani 0-3
(13-25, 17-25, 20-25)
Studenti: Kupi, Rama, Kula, Lundra, Pepa, Xhabrahimi, Bërdufi (L) / Muça, Sejati, Baruti. Trajner: A. Sako
Partizani: Çali, K. Martiro, Kono, Gorenxa (L), Troka, Qerraxhija / Malaj, Arapi, Kasa. Trajner: Y. Tomori
Gjyqtarë: Ko. Gjoka, E. Dusha (Tiranë)
Ndihmës: A. Nurja, A. Brokaj (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 6-të
(4-5 nëntor 2016)
Të premten:
Studenti – Partizani 0-3
Të shtunën:
Skënderbeu – Erzeni ora 11:00
Elbasani – Teuta ora 17:00
Vllaznia – Tirana ora 18:00
Farka Volej pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 5 5 0 15-1 15
- Farka Volej 5 4 1 13-5 12
- Studenti 5 4 1 12-7 11
- Tirana 5 3 2 11-7 9
- Erzeni 4 2 2 9-6 7
- Vllaznia 4 2 2 7-7 6
- Skënderbeu 5 1 4 3-13 3
- Elbasani 4 0 4 1-12 0
- Teuta 5 0 5 2-15 0