Gjergj Vyshka 05.11.2016 07:55
Në 66-vjetorin e lindjes së trajnerit të të kuqve, Ylli Tomori, skuadra që ai drejton ka bërë një lojë spektakolare dhe ka fituar pastër 3-0 përballë një kundërshtari direkt si Studenti, që drejtohet nga homologu Sako.
Partizani, një “yll” për ditëlindjen e trajnerit Tomori, që 66-vjetorin e lindjes e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa ekipi që ai drejton jo vetëm ka dhënë spektakël.
Por ka mundur një kundërshtar direkt si Studenti, i cili tashmë drejtohet nga Arben Sako. Partizani jo vetëm që ka bërë një lojë spektakël, por dhe ka fituar pastër 3-0 duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi Studentit, që duket se dje ka qenë në një ditë të errët.
E të kuqtë, edhe në mbështetjen e Ultrasve Guerrils, e kanë pasur më të lehtë fitoren e tyre, e cila është e 5-ta radhazi në kampionat. 15 pikë, 15 sete të fituar dhe vetëm një i humbur.
E këto janë treguesit që skuadra e Ylli Tomorit, të paktën tani për momentin, nuk ka kundërshtar.