Gjergj Vyshka 17.06.2016 14:25
Mëkat! Maqedonia na ka mundur në volejboll për meshkuj vetëm në setin final. Një ndeshje më shumë se dinjitoze e skuadrës së drejtuar nga Jani Melka, ndërsa maqedonasve, të cilëve sigurisht nuk u kanë besuar sytë, u është dashur punë dhe djersë për të na mundur. Që nga Kajtazi e Lisha, por dhe më pas me rrallë Xhelati, Husaj, Kula, Shurdhi, Pepaj, Troka, Koçi, dy lojtarët e lirë Gorenxa e Kola, kanë bërë gjithçka mirë.
Aq sa mendimi i të gjithëve ka qenë që ndeshja duhet të ishte fituar nga tanët. Seti i parë është luajtur pikë më pikë, por në fund janë djemtë kuqezi që triumfojnë me shifrat 25-23. Madje në pushimin e parë teknik, maqedonasit janë në epërsi 8-6. Por kanë kthyer kuqezinjtë, teksa kanë kaluar në epërsi 13-16, 17-21 dhe në fund 23-25. Me të njëjtin rezultat fiton Maqedonia të dytin, që ka kryesuar vazhdimisht 8-4, 16-14, 21-18 dhe në fund 25-23.
Kundërpërgjigjen menjëherë tanët, që fitojnë 20-25 dhe krijojnë përshtypjen se do të fitojnë dhe setin e katërt. Kanë kryesuar 6-8, 15-16, 18-21. Mirëpo Maqedonia është shkundur dhe pasi ka barazuar në 2-2, kur ka fituar 25-18 (8-5, 16-10, 21-13), ka fituar dhe në setin final 15-10. 3-2 në një humbje të pamerituar për Kombëtaren e Shqipërisë në volejboll për meshkuj.
Maqedoni – Shqipëri 3-2
(23-25, 25-23, 20-25, 25-18, 15-10)
Maqedonia: Mihajlov, Josifov, Gj. Gjorgiev, N. Gjorgiev, Klopsheski, Simovski, Angelovski (L) / Ljaftov, D. Simovski. Trajner: Z. Ristovski
Shqipëria: Shurdhi, Malaj, Kajtazi, Husaj, Kula, Xhelati, Gorenxa (L) / Kola (L), Lisha, Troka, Pepaj, Koçi. Trajner: J. Melka
Gjyqtarë: A. Puesher (Itali), Xh. Ozan Sarikaja (Turqi)