AlbanianSport.com 01/01/2018 09:00
ASNN – Ndeshja e fundit e javës së 5-të Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj, ajo midis Erzenit dhe Teutës, është mbyllur me fitoren e thellë 3-0 të shijakasve. Ishte një takim relativisht i lehtë për Erzenin, që konfirmohet kështu si një prej skuadrave pretendente për titullin “kampion”.
Janë setet ato që flasin më mirë. Kështu, seti i parë përfundoi 25-20, kurse dy setet e tjerë Erzeni i fitoi me shifrat 25-15 dhe krejt takimin 3-0. Padyshim, ky sukses e ngjit Erzenin në vend të parë të renditjes me 13 pikë, duke lënë prapa Vllazninë dhe Tiranën me nga 11 pikë, por shkodranët kanë luajtur një ndeshje më pak.
Me përfundimin e ndeshjeve të javës së 5-të, skuadra e trajnerit Arben Sako konfirmohet si një nga pretendentet kryesore për titullin “kampion” gjatë këtij edicioni, ndërkohë që rivalitetin më të madh do ta ketë me Vllazninë, e cila nuk njeh humbje deri tani.
Nga ana tjetër, disfata e djeshme e Teutës, e ka zhytur skuadrën durrsake në vendin e fundit të tabelës, së bashku me Elbasanin, duke pasur zero pikë.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 5-të
Vllaznia – Elbasani 3-0
Studenti – Farka Volej 3-1
Partizani – Tirana 0-3
Erzeni – Teuta 3-0
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Erzeni 5 4 1 14-4 13
- Vllaznia 4 4 0 12-3 11
- Tirana 5 4 1 12-7 11
- Skënderbeu 4 3 1 11-4 10
- Studenti 5 3 2 10-8 4
- Farka Volej 4 1 3 6-9 3
- Partizani 4 1 3 5-9 3
- Elbasani 5 0 5 1-15 0
- Teuta 5 0 4 0-12 0