AlbanianSport.com 14.12.2014 11:35
ASNN – Janë luajtur dje të gjitha ndeshjet e javës së 10-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbolli për Meshkuj dhe Studenti mban kreun edhe në Durrës, pasi ka fituar në 4 sete ndaj skuadrës vendase, Teutës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri i Kombëtares, Ylli Tomori, kryeson në kuotën e 24 pikëve, pas 8 fitoresh dhe një humbjeje, dhe ndiqen nga pas nga Tirana dhe Teuta, me nga 18 pikë secila.
Bardheblutë kanë fituar me rezultatin 3-1, ndërsa takimi i Korçës, midis Skënderbeut dhe Farka Volejit ka patur nevojë për 5 sete, por në fund është fituar nga miqtë me rezultatin 3-2.
Ndonëse vetëm në sezonin e saj të dytë në nivelin e të rriturve, ekipi modest, i drejtuar nga trajneri pasionant Dritan Bardhi, ka dëshmuar se po konsolidohet dalëngadalë si një skuadër që shpejt do ta shohim të synojë lart.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 10-të
(13 dhjetor 2014)
Skënderbeu – Farka Volej 2-3
Elbasani – Tirana 1-3
Teuta – Studenti 1-3
Vllaznia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
1. Studenti 9 8 1 25-7 24
2. Tirana 8 6 2 19-10 18
3. Teuta 9 6 3 19-14 18
4. Vllaznia 8 5 3 18-10 15
5. Farka Volej 9 4 5 15-17 11
6. Elbasani 9 1 8 6-26 2
7. Skënderbeu 8 0 8 6-24 2