Gjergj Vyshka 10.09.2015 10:05
Italia në volejboll për meshkuj në Kupën e Botës, e cila është duke u zhvilluar në Japoni, ia ka dalë dhe në ndeshjen e dytë ndaj Australisë, ndërsa në evidencë ka dalë Xhianeli.
Italia ka fituar 3-0 ndaj Australisë, e cila stërvitet nga një trajner i njohur italian si Roberto Santili. Shtatëshja e Blenginit ia ka dalë dhe ka qenë totalisht superiore ndaj një kundërshtari së cilës nuk i ka mjaftuar vullneti për të qenë mbi një skuadër të mirë teknike si të kaltrit.
Në plan të parë regjisori Xhianeli, që ka administruar mirë sulmuesit e tij në ekuilibër të plotë, ndërsa ia ka dalë të shënojë dhe tre pikë me bllok. Dhe mbi të gjitha ka shënuar dhe gjashtë pikë me bllok duke merituar titullin e lojtarit më të mirë, ndërsa sot do të jenë përballë Egjiptit para se të shkohet në pushim.
Kupa e Botës 2015
Volejboll – Meshkuj
Rezultatet teknike të ditës së dytë
Grupi A
(Hiroshima – Japoni)
Egjipt – Kanada 2-3
(22-25, 15-25, 26-24, 25-13, 10-15)
Australi – Itali 0-3
(17-25, 18-25, 15-25)
SHBA – Japoni 3-1
(25-23, 21-25, 25-11, 25-14)
Grupi B
(Hamamatsu – Japoni)
Venezuelë – Argjentinë 2-3
(32-30, 15-25, 26-24, 13-25, 10-15)
Tunizi – Iran 1-3
(17-25, 25-21, 14-25, 20-25)
Poloni – Rusi 3-1
(26-28, 27-25, 25-19, 25-22)