Gjergj Vyshka 19.09.2015 18:55
Të kaltrit kanë marrë fitoren e tyre të shtatë në Kupën e Botës në Volejboll për Meshkuj, që është duke u zhvilluar në Japoni. Dje kanë mundur me një fitore të pastër 3-0 Venezuelën, ndërsa setet i kanë marrë 25-16, 25-22, 25-18.
Tanimë Italia do të transferohet në Tokio për të luajtur atje pjesën e tretë të Kupës së Botës, atje ku do të kërkohen një nga dy vendet që të dërgojnë direkt në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
Sa i përket ndeshjes me Venezuelën, më i miri ka qenë Lanza, i cili ka shënuar 15 pikë, i ndjekur nga Anzani me 8 pikë. Në Tokio, Italia do të përballet të hënën me Rusinë, të martën me Argjentinën dhe të mërkurën me Poloninë.
Kupa e Botës
Volejboll – Meshkuj
“Japoni 2015”
Rezultatet e ditës së 8-të:
Në Osaka:
Itali – Venezuelë 3-0
(25-16, 25-22, 25-18)
SHBA – Tunizi 3-0
(25-14, 25-19, 29-27)
Japoni – Iran 2-3
(25-22, 25-23, 18-25, 21-25, 12-15)
Në Tojama:
Egjipt – Rusi 0-3
(20-25, 24-26, 18-25)
Kanada – Argjentinë 1-3
(21-25, 25-23, 27-29, 22-25)
Australi – Poloni 0-3
(15-25, 22-25, 17-25)