Gjergj Vyshka 22.04.2017 18:10
“Na duhen dhe dy fitore për të arritur tek titulli kampion”. Kështu e ka nisur bisedën e tij menjëherë pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë në volejboll për meshkuj, Mark Kroqi. Sipas tij kjo ishte vetëm një ndeshje, ndërsa “play-off”-i dhe finalet janë të gjata.
“Fitorja na gëzon dhe na bën të mendojmë që jemi në rrugë të drejtë. Por nuk ka përfunduar asgjë. Na duhen dhe dy ndeshje, veçanërisht në fushën tonë që të hedhim hapin historik për të marrë titullin kampion në volejboll për meshkuj. Kemi që nga 1989, kur kemi fituar Kupën e fundit të Republikës në kohën që luaja dhe unë, që Vllaznia nuk ngre trofe. Mbetet një shans i artë, por na duhen dhe dy ndeshje për të marrë trofeun e kampionit”, ka thënë Kroqi.