AlbanianSport.com 26/05/2018 13:20
ASNN – Kroacia, e cila është kryesuesja e grupit B të Ligës së Evropës, ka rezultuar i papërballueshëm për djemtë kuqezi të trajnerit Jani Melka. Me përjashtim të fillimit të setit të parë, që ka qenë në ekuilibër 8-7, vazhdimi më pas ka qenë për kroatët, që kanë kryesuar 16-9, 21-12 dhe në fund 25-15.
Kroatët e kanë nisur mirë dhe setin e dytë, që e kanë udhëhequr 8-5, 16-11, 21-20 dhe në fund 25-23. E njëjta situatë dhe në të tretin; 8-7, 16-13, 21-20 dhe përfundimi 25-21. E kështu Kroacia ka mbaruar punë për një orë e 17 minuta, ndërsa shënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Andriç i Kroacisë me 14 pikë, i pasuar nga Koçi dhe Qafarena secili me nga 10 pikë.
Në bllok ka dalë fitues Andriç i Kroacisë me 4 të tillë, pasuar nga Dukiç me 3. Në shërbim, Mihalj i Kroacisë dhe Husaj i Shqipërisë, me nga 2. Përfundimisht me një fitore dhe dy humbje e kanë mbyllur djemtë kuqezinj pjesën e parë të Ligës së Evropës e për të shpresuar vendin e dytë në grup duhet të fitojmë në fushën e tyre ndaj Bjellorusisë dhe Hungarisë. Opsion që është i vështirë, por jo i pamundur.
Kroaci – Shqipëri 3-0
(25-15, 25-23, 25-21)
Kroacia: Zhukouski, Galiç, Dukiç, Shestan, Andriç, Mihalj, Pervan (L) / Giljanoviç, Peterlin. Trajner: I. Rançiç
Shqipëria: Koçi, Husaj, Malaj, Qafarena, Baruti, Deliu, Kola (L), Bërdufi (L) / Arapi, Qepa, Gjoklaj, Gaxiri. Trajner: J. Melka
Gjyqtarë: A. Petroviç (Serbi), T. Sandl Kramar (Kroaci)
Liga e Argjendtë e Evropës
Volejboll – Meshkuj
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Kroacia 3 3 0 9-1 9
- Bjellorusia 3 2 1 7-3 6
- Shqipëria 3 1 2 3-7 3
- Hungaria 3 0 3 1-9 0