Gjergj Vyshka 11.12.2014 14:20
Ashtu sikurse kishte paralajmëruar dhe më parë trajneri i kombëtares së volejbollit për meshkuj, Ylli Tomori, të enjten e ardhshme do të bëhet një tjetër seleksionim, i cili do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në ora 17:00.
Janë po ato 22 lojtarë të seleksionimit të parë, më konkretisht: Ervin Çali (Studenti), Adri Arapi (Elbasani), Enkelejd Biduli (Teuta), Kristi Martiro (Studenti), Redi Koçi (Farka Volej), Ani Vora (Teuta), Hendi Kono (Studenti), Jurgen Dashi (Teuta), Klaudio Qerraxhija (Studenti), Emiljano Xhabrahimi (Tirana), Ditmir Rrashketa (Studenti), Kreshnik Malaj (Studenti), Emiljan Estrefi (Teuta), Blerim Pepaj (Tirana), Anton Qafarena (Vllaznia), Ledio Martiro (Studenti), Nikolin Qafarena (Vllaznia), Osman Qepa (Farka Volej), Eraldo Vora (Teuta), Xhekland Muça (Studenti), Ervin Kola (Tirana), Renato Kola (Vllaznia).
Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Leonard Tase, ka lajmëruar se klubet duhet të marrin masat për bërjen gati të lojtarëve për ekipin kombëtar.