Gjergj Vyshka 22.12.2016 17:55
Edhe pse skuadra është mundur dje në Ankara përsëri 0-3 në ndeshjen e kthimit për turin e parë të “Challenge Cup”, kapiteni i Studentit, Blerim Pepaj, ka vlerësuar se paraqitja e skuadrës ka qenë e mirë.
“Unë do të thoja që përballë një skuadre të nivelit të lartë botëror kemi bërë një paraqitje dinjitoze, – ka deklaruar ai, duke folur nga kryeqyteti turk. – Kemi shënuar 16 pikë në setin e parë, 18 pikë në setin e dytë dhe 15 pikë në të tretin.”
“E në përgjithësi ka qenë një ndeshje më e mirë se sa në Tiranë. Shpresojmë që në vazhdim të jemi më rezultativë në kampionat”, – ka përfunduar kapiteni i Studentit, Blerim Pepaj për gazetën “Sport Ekspres”