Humbja e pësuar në fushën e Vllaznisë nuk është përjetuar aspak mirë nga ana e trajnerit të kuqebluve të volejbollit për meshkuj, Artan Kalaja, i cili pranoi se skuadra e tij po kalon një tip krize paksa të pakuptueshme moralo-psikologjike, pasi në fakt forcat dhe mundësitë teknike dhe fizike të skuadrës janë krejt të tjera.
Megjithatë, sipas tij, Vllaznia i ka mundësitë të rikthehet në lojërat e saj rezultative dhe këtë premtoi se, së bashku me volejbollistët e tij, do ta bëjnë shumë shpejt realitet. Nga ana tjetër homologu i Kalasë, trajneri i miqve të Farka Volej, Dritan Bardhi, duke u shprehur shumë i kënaqur që skuadra e tij arriti të përmbysë disavantazhin nga 0-2 në 2-3, tha se fitorja e tyre nuk duhet konsideruar surprisë.
Kjo edhe për faktin se Farka Volej një fitore të tillë e ka regjistruar edhe në hapje të kampionatit po në “Qazim Dervishi”. Madje, sipas tij, Farka Volej nuk duhet lënë jashtë vëmendjes pasi mundësitë e saj janë për të rivalizuar denjësisht me të katër skuadrat e tjera, që u ndeshën në finalet e Kupës së Shqipërisë për të qenë në fazën mbyllëse të kampionatit edhe ajo një nga skuadrat pretendente për fitimin e titullit “kampion”.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 15-të
(16 mars 2016)
Teuta – Skënderbeu 3-0
Tirana – Elbasani 3-0
Vllaznia – Farka Volej 2-3
Studenti pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Studenti 12 10 2 32-13 28
- Vllaznia 13 9 4 31-20 27
- Tirana 13 8 5 29-17 26
- Farka Volej 13 8 5 28-20 23
- Teuta 13 8 5 29-22 23
- Skënderbeu 13 2 11 9-34 6
- Elbasani 13 0 13 7-39 2