Volejboll – Meshkuj / Kalaja, ambicioz: Vllaznia do t’i synojë të dy trofetë

Share Button

Artan-Kalaja

AlbanianSport.com 07.01.2016 19:55

ASNN – Pas përfundimit të fazës së parë, Vllaznia në volejboll për meshkuj vijon përgatitjet për pjesën e mbetur të kampionatit. Hëpërhë, skuadra shkodrane është në formë të shkëlqyer sepse ka marrë fitore të rëndësishme në kampionat dhe kupë. Kjo ka bërë që trajneri Artan Kalaja të mos e fshehë se objektivat e skuadrës të tij për këtë sezon janë fitimi i titullit “kampion”, por edhe i Kupës së Shqipërisë

“Ne prej vitesh jemi një skuadër që kemi kërkuar fitimin e titullit “kampion”, – ka deklaruar trajner shkodran i volejbollit duke folur për mediat sportive të ditës. – Disa herë kemi qenë shumë pranë fitimit të trofeut, por nuk ia kemi arritur qëllimit. Mbase ka ndikuar atëherë mungesa e përvojë apo edhe përbërja e skuadrës. Tashmë besoj se ka ardhur momenti që Vllaznia të arrijë fitimin e titullit, por edhe të Kupës.?

Por ai është i ndërgjegjshëm për sfidën që e pret drejt këtyre objektivave. “Natyrisht që nuk është aspak e lehtë sepse rivaliteti është i madh dhe këtë e kemi parasysh, – ka thënë Kalaja. – Jemi një ekip me këmbë në tokë që respektojmë çdo kundërshtar sepse vetëm në këtë mënyrë mund të vijë suksesi që ne kërkojmë prej vitesh. Besoj se kësaj radhe kemi të gjitha shanset për t’ia arritur qëllimit dhe siç e keni parë, po tentojmë.”

“Vllaznia ka bërë ndeshje të mira, ka fituar me Studentin, por edhe me Teutën, çka do të thotë se janë të gjitha mundësitë, – ka thënë trajneri shkodran i rrjetës. – Aktualisht, në kampionat ndodhemi në një pozicion shumë të mirë, ashtu siç edhe në Kupë kemi kaluar në gjysmëfinale. Ne stërvitemi çdo ditë, edhe pse deri në shkurt nuk do kemi ndeshje zyrtare as në kampionat dhe as në kupë.”

“Nuk neglizhojmë, por përgatitemi çdo ditë sepse vetëm me punë mund të arrihet fitimi i trofeve. Skuadra edhe në anën sportive është në një gjendje të mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu dhe të mos kemi dëmtime deri në fund të këtij sezoni”, – ka përfunduar trajneri i ekipit të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë, Artan Kalaja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh