Gjergj Vyshka 11.11.2014 15:15
Studenti ka luajtur si kampione përballë Vllaznisë në ndeshjen e javës së 5-të, ndërsa kështu është ngjitur përsëri në krye të renditjes. Trajneri Ylli Tomorri i ka aktivizuar të gjithë lojtarët e tij. Madje hera-herës ka kërkuar dhe eksperiencën e kapitenit Elton Tukseferi, që tashmë është dhe në rolin e ndihmës-trajnerit të Studentit.
Shkodranët janë përpjekur, por e kanë pasur të pamundur që të marrin më shumë se sa një set në përballjen me kampionët e Shqipërisë. Përsa u përket shifrave, pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes është Qafarena i Vllaznisë me 16 pikë, i ndjekur nga Troka i Studentit me 12 pikë.
Në bllok ka dalë fitues Rrashketa i Studentit me 7 mure fituese i ndjekur nga Taflaj i Vllaznisë me 5, si dhe Troka i Studentit me 4. Në shërbim ka dalë fitues Qerraxhia i Studentit me dy të sakta. Në total në 4 sete, Studenti ka shënuar 96 pikë, prej të cilave 68 vetë dhe 28 kanë ardhur nga gabimet e Vllaznisë.
Në krahun tjetër shkodranët në total kanë pasur 84 pikë, prej të cilave 56 vetë, 28 janë nga gabimet e Studentit.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 5-të
(8-10 nëntor 2014)
Tirana – Skënderbeu 3-0
Elbasani – Teuta 1-3
Studenti – Vllaznia 3-1
Farka Volej pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 4 4 0 12-2 12
- Studenti 5 4 1 13-4 12
- Teuta 5 3 2 9-9 9
- Vllaznia 4 2 2 8-7 6
- Farka Volej 4 2 2 7-6 6
- Elbasani 4 0 4 2-12 0
- Skënderbeu 4 0 4 1-12 0