AlbanianSport.com 03/06/2018 14:15
ASNN – Na fundos Hungaria, meshkujt pa “busull”. Edhe pse kanë rikuperuar disavantazhin nga 0-2 në 2-2, në finale janë miqtë që fitojnë dhe që hakmerren për humbjen e 23 majit 2018 në Budapest. Hungaria e ka nisur me ritëm ndeshjen, ndërsa në disavantazhin 2-6 në setin e parë, Melka është detyruar të marrë pushimin e parë. Kuqezinjtë përmirësohen dhe përmbysin në 18-15.
Mirëpo këtu frenohet Shqipëria. Hungarezët kanë barazuar në 18-18. 22-20 për kuqezinjtë dhe atëherë kur pritej që të fitonim setin, hungarezët kanë barazuar në 24-24, 25-25, 26-26 dhe në fund kanë fituar setin 26-28. Kjo fitore sjell entuziazëm tek Hungaria, e cila në setin e dytë udhëheq 7-11, 17-19 dhe fiton setin e dytë 19-25. Me Arapin në organizim duket se ka tjetër ritëm loja, sepse kuqezinjtë e nisin mirë.
Kryesojnë 8-3, 13-11, 18-16 dhe fitojnë setin e tretë 25-21. Seti i katërt është më i gjati i ndeshjes, teksa ka zgjatur plot 37 minuta. 19-17, 21-21, 22-21 dhe nis seria e barazimeve. Janë 5 radhazi 23-23, 24-24, 25-25, 26-26 dhe 27-27. E në fund Kombëtarja kanë fituar 29-27. Por në finale gjithçka është Hungarinë, që ka qenë më e freskët për ta përballuar fizikisht ndeshjen; 6-8, 8-10, 8-11 dhe në fund 9-15 dhe 2-3.
Pikëshënuesi më i mirë është Bozoki i Hungarisë me 24 pikë i ndjekur nga Qafarena i Shqipërisë me 23 pikë, Husaj i Shqipërisë me 20 pikë dhe Koçi i Shqipërisë me 18 pikë. Në bllok ka dalë fitues Zhabo i Hungarisë me 4 mure të suksesshme, kurse Nagi dhe Kazhap të Hungarisë, me nga 3 mure secili. Në shërbim janë dalluar Husaj dhe Qafarena të Shqipërisë, si dhe Kazhap i Hungarisë me dy të mira.
Për t’u evidentuar ka pasur karton të verdhë ndaj stolit të Shqipërisë për vonesë në ndërrimin e pa kryer të Çullhajt me Husajn, si dhe ndaj Kazhap të Hungarisë. Ndërkohë që ka pasur ankesa nga tanët për vendime të diskutueshme të gjyqtarëve Rogiç dhe Fështi, por që në përgjithësi jemi tulatur ndaj Hungarisë.
Shqipëri – Hungari 2-3
(26-28, 19-25, 25-21, 29-27, 9-15)
Shqipëria: Gjoklaj, Koçi, Husaj, Malaj, Qafarena, Deliu, Kola (L) / Arapi, Qepa, Kula, Baruti, Gaxiri. Trajner: J. Melka
Hungaria: Zabo, Nagi, Bozoki, Kazap, David, Gebhard, Deak (L) / Magjiar, Blazoviç, Kalmar. Trajner: B. Tanase
Gjyqtarë: D. Rogiç (Serbi), I. Fështi (Shqipëri)
Ndihmës: E. Kurti, A. Nurja, K. Tota, A. Brokaj (Shqipëri)
Liga e Argjendtë e Evropës 2018
Volejboll – Meshkuj
Grupi B
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Kroacia 5 4 1 13-4 12
- Bjellorusia 5 4 1 13-4 12
- Shqipëria 5 1 4 5-13 4
- Hungaria 5 1 4 4-14 2