Gjergj Vyshka 14.02.2016 07:50
Farka Volej duket se është zhytur në një krizë të rëndë rezultatesh. Sepse që nga ndërprerja e aktivitetit më 18 dhjetor, kohë në të cilën ka përfunduar faza e grupeve eliminatore të Kupës së Shqipërisë, kjo skuadër nuk ka reflektuar asgjë për të ndryshuar. Nëse do të merreshin me radhë rezultate ato janë të atilla; 2-3 me Teutën, 1-3 me Studentin, 0-3 me Tiranën, 0-3 me Vllazninë dhe përsëri 1-3 me Studentin (kampionat dhe kupë).
E dje i është shtuar dhe humbja ndaj Vllaznisë në javën e parë të kampionatit, ndërsa kështu Farka Volej ka nisur t’i largohet gjithnjë e më shumë pretendimeve për të qenë në katërshen e skuadrave që do të luftojnë për titull në “play-off”. Ndoshta është shpejt për të thënë, por skuadra e Bardhit sot aktualisht është 8 pikë larg Tiranës, katër pikë larg Teutës e Vllaznisë dhe dy pikë larg Studentit, skuadrave të cilave duhet të lodhesh shumë për t’i marrë fitoren.
Sigurisht dje Farka Voleji duket se ka vuajtur dhe mungesën e organizatorit Deliu, që ka qenë në një periudhë gripale, aq sa është detyruar të aktivizojë edhe veteranin Hotaj. Por dhe për meritë të Vllaznisë, ndërsa duelet Koçi-Anton Qafarena, Qepa-Nikolin Qafarena, apo dhe të tjerët, Farka Voleji nuk ka mundur dot ta frenojë skuadrën shkodrane. Edhe atëherë kur është besuar se ndeshja mund të shkojë me set final, gjë që s’ka ndodhur.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 8-të
(13 shkurt 2016)
Skënderbeu – Teuta 0-3
Elbasani – Tirana 0-3
Farka Volej – Vllaznia 1-3
Studenti pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 7 6 1 19-5 18
- Teuta 7 5 2 17-11 14
- Vllaznia 7 5 2 15-11 14
- Studenti 6 4 2 14-8 12
- Farka Volej 7 3 4 13-12 10
- Skënderbeu 7 1 6 4-18 3
- Elbasani 7 0 7 4-21 1