Volejboll – Meshkuj / Grumbullohet kombëtarja, Tomori: Është e ardhmja

Share Button

Volejboll-Meshkuj-Kombetarja-Stervitje-Tomori-2014

Gjergj Vyshka 05.12.2014 20:35

Trajneri kuqezi: “Nuk ka asnjë volejbollist mbi 25 vjeç dhe bashkë me ata që kemi jashtë bëjnë një ekip solid”. Sipas trajnerit të Kombëtares kuqezi të volejbollit për meshkuj, Ylli Tomori, kjo është faza e parë e seleksionimit, e cila tashmë ka dhe një projekt që Federata Shqiptare e Volejbollit ka vendosur ta vërë në zbatim. Jo vetëm kaq, por gjithnjë sipas të parit të pankinës kuqezi, konfirmohet pjesëmarrja e kombëtares në kualifikueset e ardhshme të Kampionatit Evropian dhe Botëror, si dhe në Lojërat Mesdhetare “Taragona 2017”.

Duket si e pamundur, por Tomori dje ka bërë të ditur se në 2017-ën, me këtë kombëtare, e cila është e ardhmja e volejbollit shqiptar, synohet dhe marrja e medaljeve. “Së pari, – thotë trajneri i kuqezinjve, – nuk kemi asnjë lojtar mbi 25 vjeç. Janë të gjithë me një moshë të re, që i përkasin të ardhmes së këtij sporti. Jo vetëm kaq, por duke pasur dy ndihmesa si Tukseferi e Kasa, që nesër do të jenë ata trajnerët e këtij ekipi kombëtar, atëherë dhe përfaqësuesja do të ketë më jetëgjatësi.”

“Dhe këtyre lojtarëve të kampionati duke i bashkuar dhe 8 volejbollistë që luajnë në kampionatet e huaja si Husaj, Xhelati, Troka, Suxho, Kajtazi, apo dhe tre kosovarët, atëherë kemi një grup solid, – ka vijuar Tomori. – Deri në fund të dhjetorit do të kemi dhe një seancë stërvitore seleksionuese më 18 dhjetor dhe më pas, sipas projektit që unë kam bërë, do të kemi grumbullime katër herë në muaj. Shoqëruar këto dhe me dy ndeshje miqësore. Dje Vora i Teutës ka pasur një dëmtim në dorë, Koçi dhe dy të tjerë e kanë marrë lajmërimin me vonesë.”

“Megjithatë mosha e re, por dhe shtatlartësia e admirueshme më bën të them që kjo kombëtare është e ardhmja e volejbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares kuqezi të volejbollit për meshkuj, Ylli Tomori. Tashmë, edhe mbi bazën e vendimit të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Volejbollit marrë në verën e kaluar, pritet që një fazë e tillë seleksionuese të jetë edhe për kombëtaren e femrave, që deri në maj 2013 është drejtuar nga trajneri Hasan Gurabardhi.

 

Lista e lojtare të grumbulluar në seleksionimin e kombëtares

 

Studenti: Ervin Çali, Kristi Martiro, Hendi Kono, Klaudio Qerraxhija, Ditmir Rrashketa, Kreshnik Malaj, Ledio Martiro, Xhenkland Muça

 

Tirana: Emiljano Xhabrahimi, Blerim Pepaj, Ervin Kola

 

Vllaznia: Anton Qafarena, Nikolin Qafarena, Redi Kola

 

Farka Volej: Redi Koçi, Osman Qepa

 

Teuta: Enkelejd Biduli, Ani Vora, Jurgen Dashi, Emiljano Estrefi, Eraldo Vora

 

Elbasani: Adri Arapi

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh