AlbanianSport.com 12.11.2015 15:05
Federata Evropiane e Volejbollit tashmë ka caktuar dhe dy gjyqtarët që do të jenë në përballjen e së enjtes mes Studentit dhe Spartak Ljig, e cila do të luhet në ora 18:00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Bëhet fjalë për sllovaken Jana Nikolova dhe sanmarinezi Marko Sgro. Serbët kanë mbërritur dje në Tiranë, ndërsa janë akomoduar në një nga hotelet e kryeqytetit. Tashmë është gjithçka gati për përballjen e parë.