Gjergj Vyshka 17.12.2015 22:05
Sezoni 2015-2016 nuk duket se ka qenë me fat për Genti Lundrën, që pasi është kthyer tek Studenti, në një seancë stërvitore është dëmtuar.
Dëmtimi nuk ka qenë i lehtë, sepse ka pasur këputje të “tendinës së Akilit” për të cilën është detyruar të bëjë ndërhyrjen kirurgjikale në Spitalin Universitar të Traumës (Spitali Ushtarak) në Tiranë.
Ndërhyrja ka dalë me sukses, kurse tashmë është ende me këmbë në allçi e me paterica e kjo për gati shtatë javë.
Pasi të heqë patericat dhe allçinë do të nisë dhe terapia, e cila do të zgjasë për 4-5 muaj.
“Më vjen keq, – thotë Lundra, – ndërsa e kam humbur sezonin. Por shpresoj të kthehem i fortë kampionatin e ardhshëm”.
Por edhe pse me paterica e i dëmtuar, ai nuk i është ndarë Studentit në ndeshjet që ka luajtur në “Asllan Rusi”