Gjergj Vyshka 19.10.2015 07:55
Franca është “kampione e Evropës” në volejboll për meshkuj e kjo për herë të dytë në historinë e pjesëmarrjes së saj në këtë veprimtari. Por duke qenë edhe fituese e Ligës së Botës në volejboll për meshkuj për vitin 2015 konfirmohet si skuadra më në formë e rrjetës e globit.
Në finale “gjelat” kanë pasur përballë surprizën e këtij evropiani, Slloveninë e Andrea Xhianit. Por duke pasur me eksperiencë dhe forcë, Franca ia ka arritur të fitojë 3-0, ndonëse ka vuajtur në setin e dytë dhe të tretë, kur i ka fituar të dy ato në shtesë, me shifrat 29-27.
Të parin e ka marrë lehtësisht 25-17. Në vendin e tretë është renditur Italia, e cila ka mundur Bullgarinë 3-1 (25-20, 25-14, 23-25, 25-20). Përfundimisht në Evropianin e volejbollit të meshkujve, që është zhvilluar në Bullgari e Itali, Franca është kampione e Evropës.