Gjergj Vyshka 31.01.2016 12:55
Që në setin e parë të finales së turneut ndërkombëtar të volejbollit për meshkuj, që u zhvillua në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, është dukur diferenca mes Tiranës dhe Al Xhazirës. 5-8, 9-13, 13-16, 16-21 dhe i pari përfundon 21-25. E njëjta melodi në të dytën; 6-8, 14-16, 15-20, 17-23 dhe 20-25. E duket si një ndeshje pa shihje, sepse Tirana e ka të vështirë të bëjë rivalin.
Edhe i treti është nën dominimin e Al Xhazirës, që e fiton 21-25 dhe krejt ndeshjen 3-0 dhe kështu i është gëzuar trofeut “Konad” në kryeqytet. Në fakt, ka qenë një ndeshje më e lehtë për arabët e Zhorzhit se sa gjysmëfinalja ndaj Studentit, ndërsa duket se fituesit nuk kanë pasur nevojë për danezin Ditlevsen, edhe pse ai përsëri ka qenë lojtari i ndeshjes.
Me 12 pikë me sulm dhe pesë me shërbim, në total 17, ai ka realizuar gati ¼ e pikëve që Al Xhazira Sport Klub Abu Dabi ka shënuar në total. Sepse në 75 pikë të realizuara në tre sete, 52 pikë kanë ardhur nga vetë arabët, kurse 23 pikë ishin nga Tirana. Ajo që duhet thënë është se tek miqtë dje kanë spikatuar me Hamed, Albadi për shërbimet e tij rezultateve, Rashed dhe Saed.
E për rrjedhojë, edhe atëherë kur dukej se Tirana po afrohej, Al Xhazira Sport Klub Abu Dabi e gjente forcën për të fituar. Tek Tirana dje më të mirët kanë qenë Xhabrahimi e Lundra me gjashtë pikë dhe Rama me shtatë, kurse bardheblutë në total në tre sete kishin shënuar 62 pikë, 38 vetë dhe 24 pikë kanë ardhur nga gabimet e volejbollistëve arabë.
Një lojë me hope e Tiranës, por që duket se ka ndikuar edhe lodhja e gjysmëfinales me Vllazninë, ndërsa Al Xhazira Sport Klub Abu Dabi ka fituar edhe në sajë të përgatitjes fizike. Kështu, Al Xhazira Sport Klub Abu Dabi është fituese e trofeut “Konad”, ndërsa mbrëmë, në Sallën Sportive “Farie Hoti” ka mundur thellësisht e pastër 0-3 Tiranën e Ilo Kojës.
Tirana – Al Xhazira Sport Klub 0-3
(21-25, 20-25, 21-25)
Tirana: Xhija, Kula, Kasemi (L), Rama, Xhabrahimi, Pepa, Ferhati / Batalli, Arapi, Lundra, Baruti, Kupi. Trajner: I. Koja
Al Xhazira Sport Klub: Hamid, Ditlevsen, Alsanari, Khalid, Albadi, Mansur (L), Rashid / Tarak (L), Atas, Said, Auad. Trajner: E. Zhorzh.
Gjyqtarë: E. Mujo, E. Zguri (Tiranë)
Ndimës: R. Mujo, E.Kurti (Tiranë)
Turneu Ndërkombëtar “Conad”
Volejboll – Meshkuj
Gjysmëfinalet:
Të premten:
Tirana – Vllaznia 3-2
(25-22, 18-25, 15-25, 25-21, 15-13)
Studenti – Al Xhazira Sport Klub 2-3
(22-25, 26-24, 18-25, 25-19, 11-15)
Për vendet 3-4:
Të shtunën:
Studenti – Vllaznia 3-0
(25-21, 25-23, 25-19)
Finalja:
Të shtunën:
Tirana – Al Xhazira Sport Klub 3-0
(21-25, 20-25, 21-25)