Gjergj Vyshka 14.02.2016 22:50
Vllaznia ka treguar forcën e saj në Sallën Sportive “Farie Hoti” në kryeqytet, duke demonstruar formën e mirë që ka si grup, ndërsa mbetet rivale e fortë pse jo dhe për titull. Jo më kot është ndjekur nga Tomori i Studentit dhe Koja i Tiranës. Pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Redi Koçi i Farka Volejit me 16 pikë, i ndjekur nga Anton Qafarena i Vllaznisë me 13 pikë.
Më pas Osman Qepa i Farkës, Nikolin Qafarena dhe Kola i Vllaznisë me 11 pikë. Në bllok ka dalë fitues Rrashketa i Vllaznisë me 5 mure fituese, i pasuar nga Nimani i Farka Volejit me tre. Në shërbim, është fitues Koçi i Farka Volejit dhe Nikolin Qafarena i Vllaznisë me tre të sakta. Në total Farka Voleji në katër sete ka realizuar 79 pikë prej të cilave 56 pikë vetë, kurse 23 pikë kanë ardhur nga gabimet e Vllaznisë.
Në katër sete, Vllaznia ka realizuar 99 pikë prej të cilave 65 vetë, kurse 34 pikë kanë ardhur nga gabimet e Farkës me një mesatare për set 8.5 pikë për set. Për t’u evidentuar ka qenë edhe një karton i verdhë për trajnerin e Vllaznisë, Artan Kalaja, por në tërësi ka qenë një ndeshje e qetë dhe e fituar me meritë nga Vllaznia.
Farka Volej – Vllaznia 1-3
(17-25, 14-25, 26-24, 22-25)
Farka Volej: Metani, Qepa, Koçi, Vllaçaj, Nimani, Bërdufi (L), Bajrami / Hotaj, Xhajkone, Doka, Plaku. Trajner: D. Bardhi
Vllaznia: Tatar, A. Qafarena, N. Qafarena, Rrashketa, K. Kola, R. Kola (L), Miloti / Çekini, Taflaj, Jukni. Trajner: A. Kalaja
Gjyqtarë: A. Shehu, E. Zenurllari (Tiranë)
Asistentë: A. Brokaj, A. Nurja (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 8-të
(13 shkurt 2016)
Skënderbeu – Teuta 0-3
Elbasani – Tirana 0-3
Farka Volej – Vllaznia 1-3
Studenti pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 7 6 1 19-5 18
- Teuta 7 5 2 17-11 14
- Vllaznia 7 5 2 15-11 14
- Studenti 6 4 2 14-8 12
- Farka Volej 7 3 4 13-12 10
- Skënderbeu 7 1 6 4-18 3
- Elbasani 7 0 7 4-21 1