Gjergj Vyshka 25.02.2016 11:15
Farka Volej ka mbaruar punë shpejt e shpejt dje në mesditë në Sallën Sportive “Farie Hoti” në Tiranë, teksa ka mundur pastër 3-0 Skënderbeun.
Një fitore që tashmë e ka bërë skuadrën e trajnerit Dritan Bardhi që ta hedhë krizën pas krahëve, e cila kishte që nga mesi i dhjetorit që e mbante mbërthyer.
Një fitore me vlerë tre pikë, që tashmë e ka afruar dhe më shumë Farka Volejin pranë zonës “play-off”-it për titull “kampion”.
Mirëpo për t’u rikonfirmuar si një skuadër e denjë për të luajtur si e barabartë me ato që pretendojnë të marrin titullin kampion janë tre ndeshjet e fundit të fazës së dytë.
Të shtunën Farka do të jetë përballë Studentit. Në mesjavën e ardhshme do të presë Teutën dhe në fund do të jetë përballë Tiranës.
Sa i takon ndeshjes, me përjashtim të setit të dytë, të cilin e ka marrë në pikët e fundit, 25-23, në dy të tjerët ka dominuar totalisht.
Dhe fakti është që setin e tretë e ka përfunduar me diferencë pikësh, 25-15. Dhe në fund 3-0 e një fitore që vlen për Farka Volejin.
Farka Volej – Skënderbeu 3-0
(25-17, 25-23, 25-15)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 11-të
(24 shkurt 2016)
Farka Volej – Skënderbeu 3-0
Vllaznia – Studenti 2-3
Tirana – Teuta 2-3
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 10 7 3 24-11 22
- Vllaznia 10 7 3 23-15 21
- Studenti 9 7 2 23-12 19
- Teuta 9 6 3 22-16 17
- Farka Volej 9 5 4 19-14 15
- Skënderbeu 10 1 9 5-27 3
- Elbasani 9 0 9 6-27 2