Gjergj Vyshka 26.11.2016 09:30
Farka Volej e ka falur një set me Erzenin, por më pas, e shkundur mirë nga trajneri Dritan Bardhi, ia del të jetë fituese. Madje me diferenca të thella, aq sa ndeshja është kthyer në një seancë stërvitore për djemtë e Dritan Bardhit.
Përtej përvojës së grupit të lojtarëve të Teutës, që i ka marrë në verë, Erzeni vuan ende mangësitë fizike që kanë si grup. Sepse kur shpërbëhen kthehen në një skuadër e rëndomtë.
Dhe përfundimet e seteve nuk lënë vend për shumë koment. Një ndeshje që ka shkuar 1 orë e 38 minuta, por që pas setit të parë nuk ka pasur kurrfarë historie. E shëmtuar si lojë, sepse Farka Volej ka luajtur me vetveten.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 9-të
(25-26 nëntor 2016)
Të premten:
Farka Volej – Erzeni 3-1
Tirana – Studenti 3-0
Të shtunën:
Elbasani – Vllaznia ora 17:00
Teuta – Partizani ora 18:00
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 7 7 0 21-2 21
- Farka Volej 8 6 2 20-9 18
- Tirana 8 5 3 18-11 15
- Studenti 8 5 3 15-14 14
- Vllaznia 7 4 3 15-11 13
- Erzeni 8 4 4 16-14 12
- Skënderbeu 8 2 6 6-20 6
- Teuta 7 1 6 6-20 2
- Elbasani 7 0 7 4-21 1