AlbanianSport.com 27.09.2015 10:40
ASNN – Sikundër gjysmëfinalja e parë, rreth dy orë e dhjetë minuta ka zgjatur dhe gjysmëfinalja tjetër e Kupës “Donald Suxho” në volejboll për meshkuj midis kampionëve në fuqi të Studentit dhe Vllaznisë.
Një ndeshje e cila ka mbaruar rreth orës 22:45, ndërsa janë dashur pesë sete për të caktuar fituesin, që i ka takuar skuadrës së Ylli Tomorit. Vllaznia e ka nisur shpejt ndeshjen, ndërsa ka fituar setin e parë 19-25.
Është kundërpërgjigjur Studenti, që ka fituar 25-16. Por kuqeblutë nuk dorëzohen dhe marrin setin e tretë me të njëjtin rezultat 19-25. Edhe një herë tjetër sulm Studenti, që pasi ka fituar setin e katërt 25-20 barazon në 2-2.
Dhe në setin e pestë nuk ka më diskutime. 15-9 për Studentin, që kështu është finalist i Kupës “Donald Suxho”.
Studenti – Vllaznia 3-2
(19-25, 25-16, 19-25, 25-21, 15-9)
Studenti: Tukseferi, Kasa, Memia, Lundra, Çali, Malaj, Kono, L. Mërtiro, K. Mërtiro, Qeraxhia, Muca (L). Trajner: Y. Tomori
Vllaznia: Miloti, Taflaj, N. Qafarena, Rrashketa, Jukni, A. Qafarena, Çekini, K. Kola, Lloshi, Preka, Gjoklaj, R. Kola (L). Trajner: A. Kalaja
Gjyqtarë: R. Kuka (Vlorë), M. Kondakçi (Lushnjë)