Gjergj Vyshka 18.11.2016 17:55
Në setin e parë në tribunën përballë janë vendosur tifozët e Farka Volejit. Por më pas kanë mbërritur edhe “Ultras Guerrils”.
E duke qenë vetëm pak metra njëri-tjetrit ka ndërhyrë policia që i ka ndarë dhe ato të Farka Volejit i ka zhvendosur në krahun tjetër të fushës.
Më saktë, pas stolit të rezervave të Farka Volejit në setin e dytë. Megjithatë nuk ka pasur probleme, ndërsa të kuqtë në fund janë përshëndetur me tifozët e tyre.
Sepse 7 ndeshje, 7 fitore e kanë bërë Partizanin krejtësisht të admirueshëm dhe me shumë shpresë për titull “kampion” e trofe të tjera kombëtare.