Gjergj Vyshka 23.09.2015 09:35
Italia merr fitoren e nëntë, tani Polonia për të shkuar në Rio vitin që vjen. Vazhdon me lodhje të madhe ecja e Italisë drejt fitimit të Kupës së Botës në volejboll për meshkuj, një hap që do ta kualifikojë direkt për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
Në Tokio, në ditën e 10-të të Kupës së Botës “Japoni 2015”, të kaltrit e Blenxhinit kanë arritur të fitojnë ndaj Argjentinës së Velaskos pas një lufte të vërtetë, e cila ka zgjatur për dy orë e 20 minuta. Rezultati përfundimtar 3-2 (22-25, 25-20, 25-21, 20-25, 16-14).
Është fitorja e nëntë e Italisë në volejboll për meshkuj, por për të kaltrit ende nuk është prerë bileta e vajtjes në “Rio de Zhaneiro 2016”. Një sukses nervash i marrë falë lojës së madhe në sulm të Zajtsevit dhe Huantorenos.
Por në mënyrë të padiskutueshme edhe lojës mbrojtëse të Xhianelit. “Kemi fituar një ndeshje të vështirë”, komenton Blenxhini. Me Poloninë sot do të jetë një ndeshje “Play-off”-i për të shkuar në Rio.
Kupa e Botës
Volejboll – Meshkuj
“Japoni 2015”
Rezultatet e ditës së 10-të:
Itali – Argjentinë 3-2
(22-25, 25-20, 25-21, 20-25, 16-14)
Egjipt – Venezuelë 3-1
(25-18, 20-25, 25-18, 25-20)
Kanada – Iran 3-0
(25-23, 29-27, 26-24)
Japoni – Poloni 1-3
(26-24, 25-27, 21-25, 19-25)
SHBA – Rusi 3-0
(25-23, 26-24, 25-17)
Australi – Tunizi 3-0
(25-17, 25-19, 25-19)