Gjergj Vyshka 01.10.2016 10:40
Me përjashtim të setit të tretë të fituar nga bardheblutë e Ilo Kojës, në të tjerët dominimi i skuadrës së Ylli Tomorit ka qenë i dukshëm. E pakët mbështetja e tifozëve ultras të të dy palëve. Partizani ka dominuar totalisht në dy setet e para, të cilat i ka fituar lehtësisht 25-18 dhe 25-17.
Në të tretin ka një ringjallje të Tiranës, e cila është shkëputur që në fillim 3-8, 7-11, 11-16, 15-20, 18-24 dhe në fund 19-25. Edhe fillimi i setit të katërt është për Tiranën deri në pushimin e parë teknik 6-8. Arapi në organizim edhe duke qenë shtatlartë arrin ta gjejë më lehtë Trokën dhe përmbysja është e menjëhershme.
12-9, 16-12, 21-13, 23-17 dhe në fund 25-17 dhe krejt ndeshja 3-1 për Partizanin. Të kuqtë në 4 sete kanë shënuar 94 pikë në total prej të cilave 68 pikë vetë, kurse 26 pikë kanë ardhur nga gabimet e Tiranës. Në anën tjetër Tirana në 4 sete ka realizuar 77 pikë prej të cilave 57 pikë vetë, kurse 20 pikë kanë ardhur nga gabimet e Partizanit, që kësisoj e ka merituar fitoren dje.
Partizani – Tirana 3-1
(25-18, 25-17, 19-25, 25-17)
Partizani: Çali, Gorenxa (L), Malaj, K. Martiro, Qerraxhija, Troka, Arapi / Kasa, Memia, L. Martiro. Trajner: Y. Tomorri
Tirana: Ndoni, Kasemi (L), Gega, Xhija, Sotir, Gaxiri, Ferhati / Peçi, Batalli, Joanidhi (L), Sheldija. Trajner: I. Koja
Gjyqtarë: A. Shehu, E. Zguri (Tiranë)
Ndihmës: A. Nurja (Tiranë), R. Ekmekçiu (Elbasan)