Gjergj Vyshka 02.10.2016 20:45
Aventurierja Farka Volej, fiton, por lë pa gojë trajnerin. Bardhi: “Kishim gjithë javës që i kisha kërkuar skuadrës që të mos nënvlerësonte. Është dhe faji im që nuk luajta që në fillim me titullarët, por e rëndësishme është që fituam.” Deri në momentin e hyrjes në dhomat e zhveshjes asnjë komunikim me lojtarët.
E më pas një analizë e shpejtë me lojtarët, por dhe një reagim për shtypin. “Kishim gjithë javës, – thotë trajneri i Farka Volejit, Dritan Bardhi, duke për “Sport Ekspres”, – që u kisha kërkuar lojtarëve të mos e nënvlerësonin kundërshtarin. Ndoshta është dhe faji im, sepse nuk e nisa ndeshje me titullarët që në fillim.”
“Megjithatë është e rëndësishme që fituam, – ka vijuar ai. – Tanimë duhet të jemi më racionalë dhe më të vendosur në lojën tonë”. Në total në 4 sete Farka Voleji ka shënuar 97 pikë, prej të cilave 75 pikë vetë, kurse 22 pikët e tjera kanë ardhur nga gabimet e Teutës.
Në anën tjetër, në 4 sete Teuta ka shënuar 74 pikë prej të cilave 50 pikë vetë, kurse 24 pikë kanë ardhur nga gabimet e Farka Volejit. Ndaj dhe trajneri Dritan Bardhi ka mbetur pa gojë në pjesën më të madhe të lojës me skuadrën e tij, që duket se vuajti vetëkënaqjen me triumfin në Kupën e FSHV-së.