Gjergj Vyshka 31.01.2016 07:55
Arabët kanë triumfuar edhe në finalen e madhe ndaj Tiranës, madje ndaj bardhebluve kanë fituar thellësisht 3-0 duke treguar diferencën e madhe që kanë me skuadrat tona. Trofe edhe për tre ekipet pjesëmarrëse. Al Xhazira Sport Klub Abu Dabi është fituese e trofeut “Konad”, ndërsa mbrëmë, në Sallën Sportive “Farie Hoti” ka mundur thellësisht e pastër 0-3 Tiranën e Ilo Kojës.
Ndërkaq, Studenti është në vendin e tretë në turneun “Conad”, ndërsa dje pasdite në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” ka mundur Vllazninë, një rivale e cila e ka bërë të vuajë këtë ekip në pjesën e parë të sezonit. Nëse në Kupën e Federatës, Studenti ka fituar me vështirësi, në kampionat dhe më pas edhe në gjysmëfinalet e Kupës ka qenë fituese Vllaznia. Por tashmë ka ndryshuar gjithçka, sepse kampionët në fuqi ia kanë dalë të jenë fitues dje pastër 3-0.
Në dorëzimin e trofeve për Vllazninë që ishte e katërta, Studentin i treti, Tirana e dyta dhe Al Xhazirën kanë qenë të pranishëm presidenti i kompanisë “EHW” dhe “Conad”, zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj, si dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani. Pa harruar këtu edhe shefin e klubit shumësportësh Studenti, Blendi Nallbani. Dhe në fund Al Xhazira Sport Klub Abu Dabi i është gëzuar trofeut “Konad” në Tiranë
Turneu Ndërkombëtar “Conad”
Volejboll – Meshkuj
Gjysmëfinalet:
Të premten:
Tirana – Vllaznia 3-2
(25-22, 18-25, 15-25, 25-21, 15-13)
Studenti – Al Xhazira Sport Klub 2-3
(22-25, 26-24, 18-25, 25-19, 11-15)
Për vendet 3-4:
Të shtunën:
Studenti – Vllaznia 3-0
(25-21, 25-23, 25-19)
Finalja:
Të shtunën:
Tirana – Al Xhazira Sport Klub 3-0
(21-25, 20-25, 21-25)