Gjergj Vyshka 09.02.2017 17:45
Federata Shqiptare e Volejbollit dje ka bërë zyrtarisht të ditur listën e lojtarëve që janë federuar në përfundim të merkatos së dimrit. Ajo që bie në sy është fakti se nuk ka lëvizje me lojtarë të kampionatit, por ka plasur moda e të huajve.
E sigurisht gjërat kanë nisur nga Partizani i Ylli Tomorrit, i cili ka marrë ukrainasin Stepashkin dhe kolumbianin Meza. Por Partizani ka lëvizur dhe për femra, sepse skuadra e të kuqeve, që do ta nxjerri në fushë të shtunën përballë Elbasanit, ka marrë brazilianen Melisa Ortega.
Jo vetëm kaq, por me serbë është përforcuar Vllaznia, që ka marrë Xhorxheviçin, si dhe Erzeni me maqedonasin Andonov. Lëvizje të pakta, por duket të sakta, aq sa për ta bërë rrjetën shqiptare cilësore për sezonin në vazhdim 2016-2017.
Lista e lojtarëve të ardhur në merkaton e dimrit në volejboll:
Meshkuj:
Partizani Artur Stepashkin (Ukrainë, datëlindja 1989),
Meza Luis Fernando (Kolumbi, datëlindja 1997)
Vllaznia Vlladan Xhorxheviç (Serbi, datëlindja 1983)
Erzeni Ivan Andonov (Maqedoni, datëlindja 1989)
Femra:
Partizani Melisa Romano Ortega (Brazil, datëlindja 1994)