Gjergj Vyshka 06.09.2015 17:35
Shifra prej 2.833.000 lekë të reja, të cilat kanë kaluar në llogarinë personale të ish-financieres së Federatës, është bërë sebep për një tjetër përplasje, gjë që në fakt e ka sjellë me dokumente, Sekretarja e Përgjithshme e Klubit Shumësportësh “Skënderbeu”, Tatjana Marash.
Sipas saj ka letra që vërtetojnë se nga llogaria e Federatës këto lekë kanë shkuar në llogarinë e Metaj (Pirra). Por menjëherë ka ardhur sqarimi nga Tase që gjithçka është bërë për efekt shpejtësie, sepse nuk priste koha për mbarëvajtjen e veprimtarive. “Por më pas leket janë kthyer përsëri”, – ka thënë Tase.
“E ka futur në kolaps Federatën”, – ka akuzuar Marashi. E më pas Vokopola e ka quajtur këtë situatë një tërmet financiar. Duke bërë raportin financiar, teksa është sqaruar përdorimi i grandit, është thënë se borxhi ndaj Hotel “Tirana International” dhe gjyqtarëve është në shumën 11.110.022 lekë të rinj.