Gjergj Vyshka 01.06.2016 12:55
Një tufë me lule dhe një pllakatë “Mirënjohjeje” me motivacionin për kontributin e dhënë në fushën e gjykimit. Kjo ka qenë lamtumira e gjyqtarit të Kategorisë së Parë, Fatos Muja, që pas 42 vitesh aktive i ka dhënë fund gjykimit, kjo edhe për shkak të moshës.
Në praninë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, si dhe zëvendëspresidentit Dashamir Brari dhe Sekretarit të Përgjithshëm Albens Vokopola, Mujo është nderuar me titullin “Mirënjohje” dhe i është dhënë një tufë me lule, ndërsa kjo ishte lamtumira e tij.
“E falënderoj Federatën Shqiptare të Volejbollit për këtë ceremoni që bëri për mua, ndërsa shpresoj që të jem aktiv dhe në vazhdim”, – ka përfunduar Fatos Mujo, që dje i ka dhënë lamtumirën gjykimit aktiv.