Gjergj Vyshka 24.09.2016 07:55
Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, i shoqëruar nga zëvendëspresidenti Dashamir Brari, anëtari i kryesisë, njëkohësisht ish-volejbollisti i Vllaznisë, Sokol Halili, si dhe kryetari i Komisionit Tekniko-Gjykues, Konalsi Gjoka, ka përshëndetur hapjen e Kupës së FSHV-së.
“Fillojmë një sezon të ri, ndërsa përpara 2-3 javësh kemi përfunduar të vjetrin, teksa një pjesë e mirë e juaja ka qenë e pranishme, – ka thënë kreu i organizmit që qeveris rrjetën shqiptar. – E kemi gjetur volejbollin në një nivel që linte shumë për të dëshiruar. Ju uroj një sezon të mbarë si për të rriturit, ashtu dhe për të rriturat.
Më pas, Pëllumbi ka propozuar mbajtjen një minutë heshtje përpara çdo ndeshje për ish-trajnerin, ish-gjyqtarin dhe vëzhguesin Fatmir Sharofi, i ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare përpara dy javësh. Dhe pas nderimit të kësaj figure, ka vijuar gara me gjysmëfinalet e femrave.