Gjergj Vyshka 22.01.2017 16:10
Kosova anëtarja e 11-të e Federatës Ballkanike të Volejbollit, por Serbia, që nuk e njeh pavarësinë e këtij shteti, përsëri kundër. Kështu pra, Kosova është anëtarja e 11-të e Federatës Ballkanike të Volejbollit, ashtu sikurse është anëtare e Federatës Botërore dhe Evropiane. Por nëse të gjithë kanë qenë pro, Serbia ka dalë kundër dhe nëpërmjet përfaqësuesit të Federatës së Volejbollit, Ivan Knezeviç, ka bërë edhe një deklaratë.
“Në emër të Federatës së Volejbollit të Serbisë, sipas vendimit të qeverisë sonë dhe në mbështetje të rezolutës së Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara 1244 dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që ka dhënë opinion këshillues në lidhje me pavarësinë e Kosovës, duhet të themi se pjesëmarrja jonë nuk do të thotë njohje të pavarësisë së këtij shteti dhe është pa paragjykim në krah të Republikës së Serbisë për çështjen e statusit të territorit”.
E kësisoj politika dhe në sport, por Kosova është anëtarja e 11-të e Federatës Ballkanike të Volejbollit.