Gjergj Vyshka 10.09.2016 19:45
Trajneri i Studentit, Arben Sako, ka kërkuar që raporti i vendosjes së reklamave të sponsorëve të jetë 70 % për ato të klubit dhe 30 % për ato të Federatës Shqiptare të Volejbollit. “Në ndeshjet që transmetohen në TVSH do të jetë në të tilla përmasa, sepse të tilla gjëra janë edhe kur kemi veprimtari ndërkombëtare, janë detyrime që ne kemi në CEV. Kur janë jashtë transmetimit janë 100 % tuajat”.
Por Muça, edhe duke pasur eksperiencën e drejtimit të një klubi futbolli, ka sugjeruar që të paktën për vitin e parë ajo taksë e sponsorëve 10.000 lekë në vit të mos jetë. “Sepse ne na shkon 50.000 lekë në vit autoambulanca. Pasi kështu i bie që edhe ne të kërkojmë për të drejtën televizive për të kompensuar atë që do të japim nga sponsorët”, ndërsa qoftë Pëllumbi, apo dhe Vokopola, kanë treguar se do ta shohin këtë ide.
Ndërkohë Muça ka hedhur dhe idenë që të jenë taksative lëvizjet e lojtarëve në gusht dhe në janar. “Por të mbetet dhe hapësira që nëse nuk e mban dot të ikë, por nëse kontratat janë të certifikuara në Federatë dhe e di që është me kontratë 5-vjeçare, atëherë s’ka si lëviz”, – ka thënë ai. E është quajtur jo normale edhe taksa që është për një lojtar 20.000 lekë të rinj.
Ndërkohë Marash ka kërkuar që për Skënderbeun të shihet orari 13:00-15:00 kur të jetë në ndeshjet në fushë të huaj. Në të njëjtin kohë për përplasjet mes Erzenit dhe Teutës në të njëjtën ditë në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, apo të Tiranës me Farka Volejin në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, Federata Shqiptare e Volejbollit ka sqaruar se duhet t’i zgjidhin vetë. Sikurse ka kërkuar dhe marrëveshjet e noterizuara me sallat sportive.