Gjergj Vyshka 22.06.2016 21:40
Edhe duke qenë shënuesja më e mirë e Ligës së Evropës, Erblina Bici, me 122 pikë në 27 sete, ka rënë në sy të specialistëve të volejbollit. Turqia, por dhe Italia janë opsionet për të. Që do të thotë se shumë shpejt do të jetë larg kampionatit shqiptar.
E me këto dy largime, Barleti Volej mund të duket e dobët. “Për pozicionin tre do të kem Tucin e vogël, Haskun e Picakun, pastaj do të shohim edhe për përforcime të tjera”, – thotë trajneri i kampionëve në fuqi të rrjetës shqiptare të femrave, Hasan Gurabardhi.
“Mua më vjen mirë, sepse kështu duhet të forcohen duke u rritur ndërkombëtarisht”, – ka shtuar kreu i stolit të Barleti Volejit. Shkurt pjesëmarrja e Shqipërisë në Ligën e Evropës për femra, përtej dy fitoreve në Durrës me Poloninë dhe Bjellorusinë 3-2, dha efektin e saj pozitiv.