Gjergj Vyshka 22.06.2016 16:45
1-vjeçare kontrata e qendrës së Barletit Volejit dhe Kombëtares shqiptare, ndërsa pjesëmarrja në Ligën e Evropës ka vlejtur si trampolinë për të. Në të njëjtat ujëra dhe Erblina Bici. Kombëtarja e Shqipërisë për femra paraqet më shumë se vlera. Sava Thaka për një vit tek polaket e KSZO Ostroviec. E kjo nuk është pak… Ja çfarë shkruajnë gazetat e faqet sportive polake për Sava Thakën:
Gazeta “Ostroviecka”:
“…një tjetër kontratë e re për KSZO Ostroviec është me lojtaren e kombëtares shqiptare, Sava Thaka, një qendër që vjen nga Tirana, 24 vjeç dhe e gjatë 1.94 metra. E do të jetë shqiptarja e parë që do të luajë në Orlen Ligë. Disa ditë më parë Thaka ka luajtur në Ligën e Evropës ndaj Polonisë, të cilat e kanë fituar ndeshjen 3-1…”
Faqja e Internetit, Siatka.org
“KSZO Ostroviec i është bashkuar qendra e Shqipërisë, Sava Thaka, 24 vjeç, 1.94 metra e gjatë, e cila së bashku me kombëtaren ishte pjesë e Ligës së Evropës ndaj Polonisë, Sllovakisë dhe Bjellorusisë…”
Faqja e Internetit e “Klub Sportovi KSZO”
“Në sezonin 2016-2017 për skuadrën portokalli e të zezë do të luajë dhe qendra e kombëtares së Shqipërisë, 24-vjeçarja, Sava Thaka. Në fillim të qershorit, së bashku me kombëtaren e Shqipërisë, ishte në Poloni, ku ka marrë pjesë në turin e parë të Ligës së Evropës. Shqipëria i ka humbur të tre ndeshjet, 1-3 me Poloninë dhe Sllovakinë, 2-3 me Bjellorusinë. Sava Thaka është 1.94 metra e lartë”