Gjergj Vyshka 11.09.2015 10:55
Italia ka marrë fitoren e tretë në Kupën e Botës ndaj Egjiptit. Në Hiroshima të kaltrit kanë fituar 3-1 kundër një skuadre e cila mbi të gjitha është në rritje e sipër. Ndonjë vështirësi në setin e parë për djemtë e Blenxhinit, por hyn më pas në lojë Ivan Zajtsev, i cili do të ishte protagonisti kryesor i kësaj ndeshje.
Dhe në fund sipas statistikave do të kishte 24 pikë të shënuar me sulm. Një prezantim i mirë edhe për Daniele Sotile, i cili teksa ka hyrë në vend të Simone Xhianelit ka arritur ta vendosë në rregull lojën e të kaltërve. Të kaltrit kanë vuajtur dhe në setin e dytë, pastaj ndeshja është e gjitha në dorën e tyre.
Sot do të jetë pushim, kurse të shtunën kryendeshja e grupit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kupa e Botës
“Japoni 2015”
Rezultatet teknike të ditës së tretë:
Grupi A
(Hiroshima)
Itali – Egjipt 3-1
(20-25, 26-24, 25-22, 25-13)
Kanada – SHBA 0-3
(21-25, 20-25, 17-25)
Japoni – Australi 3-1
(25-17, 25-21, 25-27, 25-18)
Grupi B
(Hamamatsu)
Iran – Venezuelë 3-0
(25-20, 25-17, 25-15)
Argjentinë – Poloni 1-3
(18-25, 25-19, 21-25, 25-27)
Rusi – Tunizi 3-0
(25-17, 25-16, 29-27)