Gjergj Vyshka 16.10.2015 17:50
Federata Shqiptare e Volejbollit, edhe duke qenë në prag të sezonit të ri, i cili nis më 24 tetor, ka hedhur shortin e kampionatit. Disi me vonesë ky short, apo dhe ky start i kampionatit të volejbollit shqiptar.
Që kështu, edhe për shkak të problemeve të mbartura që vijnë nga borxhet ndaj gjyqtarëve dhe hotel “Tirana-International”, ka shmangur Kupën e Federatës, që gjithnjë ka qenë aktiviteti i parë që hapte sezonin.
Tashmë kanë mbetur Kupa e Shqipërisë dhe Kupa e Pavarësisë, nëse do të ketë të tillë. Por përtej kësaj, ajo që të vjen keq është se shorti duket sikur është bërë në mënyrë “klandestine”.
Megjithatë shorti u hodh dhe volejbolli shqiptar është gati për sezonin e ri 2015-2016, që nis më 24 tetor. Sa për njoftim Studenti në volejboll për meshkuj dhe Barleti Volej për femra janë kampionët në fuqi dhe njëkohësisht dhe fituesit e Kupës së Shqipërisë.
Kalendari i javës së parë të volejbollit
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e parë:
Të shtunën, 24 tetor 2015:
Teuta – Skënderbeu
Tirana – Elbasani
Vllaznia – Farka Volej
Studenti – pushim
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e parë:
Të shtunën, 24 tetor 2015:
Elbasani – Barleti Volej
Partizani – Vllaznia
Skënderbeu – Teuta
Tirana – Flamurtari
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e parë:
Të shtunën, 24 tetor 2015:
Divjaka – Lushnja
Apolonia – Korabi
Minatori – Dinamo
Studenti – Vlora Volej