Gjergj Vyshka 01.06.2016 10:25
Nuk është më projekt, por një realitet i prekshëm, sepse volejbolli shqiptar tashmë do të ketë kampionatin e Ligës Amatore. Dikur ka qenë një kampionat mes ndërmarrjesh dhe kooperativash, kurse tani bëhet fjalë për institucione prestigjioze, kompani celulare e bankash, të gjitha që operojnë në vendin tonë.
Pikërisht dje pasdite, në mjediset e Federatës Shqiptare të Volejbollit, në praninë e presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, zëvendëspresidentit Dashamir Brari dhe sekretarit të përgjithshëm Albens Vokopola, por dhe koordinatori Konalsi Gjoka, është hedhur dhe shorti.
Janë 15 skuadra, të cilat janë ndarë në katër grupe, atje ku dy të parat do të vijojnë luftën për titull “kampion”. Ndeshjet do të jenë me dy sete të fituara, ndërsa brenda tre javësh Liga Amatore e Volejbollit shqiptar duhet të jetë e mbaruar.