Gjergj Vyshka 01.08.2016 10:40
Përgjigja e kryekzekutivit të rrjetës shqiptare: “Detyrimet e palikuiduara janë në vlerën 203.000 lekë të cilat sipas njoftimit të bërë nga Sekretariati, në lidhje me vendimin e Komitetit Ekzekutiv Nr. 9, 21/07/2016, duhet të likuidoheshin brenda datës 31/07/2016”
Dueli mes Vllaznisë dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit në lidhje borxhet e papaguara ka vijuar dhe dje. Dje në redaksinë e gazetës “Sport Ekspres” ka ardhur dhe një përgjigje e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Albens Vokopola, më i sulmuari nga shefi i klubit shumësportësh “Vllaznia”, Mark Krroqi.
Përmes gjuhës së dokumenteve, që në fakt i ishin premtuar Vllaznisë se do t’i viheshin në dispozicion të hënën, por dhe falënderimit për ato klube që kanë paguar, si dhe duke numëruar gjithçka që ka bërë kjo Federatë në nëntë muaj, atëherë Vokopola ka sqaruar opinionin sportdashës, por dhe ka sqaruar Vllazninë.