Gjergj Vyshka 16.02.2017 12:55
Barleti Volej e trajnerit Hasan Gurabardhi do të jetë e vetmja skuadër, e cila do të kërkojë të mbrojë trofeun që ka fituar sezonin e kaluar. Sepse të gjitha skuadrat e tjera, në kushtet kur fituesja në fuqi e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, Studenti, është e eliminuar, janë sfidante.
E kjo që nga Tirana, Teuta dhe Partizani në volejboll për femra, apo Partizani, Erzeni, Vllaznia e Farka Volej për femra. Madje interesante është fakti se të paktën deri më tani tek femrat Kupa e Shqipërisë do të luhet mes 4 skuadrave të para në renditje në kampionate.
Kurse për meshkuj nuk ndodh e njëjta gjë, sepse pikërisht fituesja në fuqi e Kupës së Shqipërisë, e eliminuar prej këtij trofeu në fazën eliminatore, ndodhet në vendin e tretë. E megjithatë, ndërsa një shumicë e skuadrave janë përforcuar dhe me lojtare të huaja në merkaton e dimrit, teksa pritet të jetë për Vllazninë e meshkujve edhe Anton Qafarena, Kupa e Shqipërisë pritet të jetë e fortë.
Atje ku sot, pavarësisht dominimit të Barletit Volej për femra dhe Partizanit për meshkuj, është e vështirë të parashikosh fituesin. Që do të thotë se më 1-3 mars, Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra e meshkuj në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet është më shumë se sa interesante për t’u parë e ndjekur nga të gjithë…
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Kalendari i fazës finale:
Gjysmëfinalet:
(1 mars 2017)
1) Tirana – Teuta ora 16:00
2) Barleti Volej – Partizani ora 18:00
Finalja:
(3 mars 2017)
Fituesja 1 – Fituesja 2 ora 16:00
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Meshkuj
Kalendari i fazës finale:
Gjysmëfinalet:
(2 mars 2017)
1) Partizani – Erzeni ora 16:00
2) Vllaznia – Farka Volej ora 18:00
Finalja
(3 mars 2017)
Fituesja 1 – Fituesja 2 ora 18:00