Gjergj Vyshka 25.10.2015 16:35
Federata Shqiptare e Volejbollit në prag të sezonit të ri, i cili më 31 tetor, ka zhvilluar një seminar me të gjithë gjyqtarët. Madje në të ka pasur edhe trajnerë, të cilët kanë kërkuar më tepër informacion për se çfarë duhet të bëjë skuadra në fushë.
Ky seminar është drejtuar nga sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Albens Vokopola, si dhe lektori i Universitetit të Sporteve, Altin Martiro. Sekretari Vokopola ka bërë prezantimin e ndryshimeve të reja të rregullores.
Më pas është bërë edhe një testim për gjyqtarët, i cili sipas gjyqtarëve tanë ndërkombëtar ka pasur gabime në formulim dhe në përkthimin e termave nga anglishtja në shqip.
Madje ndërkombëtari Altin Telo ngre dhe shqetësimin që ende nuk është formuar komisioni i gjyqtarëve, teksa, sipas tij, ka të ngjarë që të caktohen gjyqtarët e javës nga Komiteti Drejtues.
Kështu ka ndodhur edhe në Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit. Megjithatë Federata Shqiptare e Volejbollit e bëri të ashtuquajturin testim të ndryshimeve të reja të rregullores për gjyqtarët.