Gjergj Vyshka 31.07.2016 07:05
Vllaznia dhe shefi i klubit shumësportësh kuqeblu, Mark Kroqi duket se janë përsëri në krye të lëvizjes për një Federatë Shqiptare Volejbolli tjetër.
Sepse sa herë që bëhet fjalë për borxhe të mbartura, apo për pagesa në fillim të sezonit, sikundër ka ndodhur më 2014, jo vetëm Vllaznia, por dhe Skënderbeu me Tatjana Marash nxisin dhe klubet e tjera për t’u bërë bllok kundër drejtuesve të Federatës Shqiptare të Volejbollit.
E kryen këtë mision, teksa në shtatorin e vitit të kaluar Federata Shqiptare e Volejbollit me në krye presidentin Adrian Doçi dha dorëheqjen e përpara tij të njëjtën gjë kishte bërë dhe Leonard Tase.
E duket se për shkak të këtyre borxheve të mbartura, një pjesë e klubeve anëtare të volejbollit shqiptar ecin me logjikën që s’kanë pse të paguajnë më shumë se sa skuadrat që arrijnë deri në fazën finale për titullin “kampion”, duket se një lëvizje e tillë kërkohet dhe tani në asamblenë e zakonshme që pritet të zhvillohet në shtator.
Që do të thotë se ka rinisur një tjetër krisje marrëdhëniesh mes Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe klubeve.
Shkurt borxhet e krijuar kanë sjellë acarimin dhe sulmin e Vllaznisë, ndërsa hendeku mes shkodranëve dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit tashmë është hapur dhe thelluar shumë…